IKShPK-ja jep detaje rreth rastit të parë të virusit “Ethet e Nilit”

nga Xh M

Në Kosovë tashmë është konfirmuar rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, këtë të mërkurë, ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se “pacienti fillimisht ka qëndruar në Shëngjin e më pas edhe në Ulqin, derisa pas kthimit nga Ulqini i janë shfaqur simptomat”.

“Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Instituti Kombëtar u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mushkonjat.

Përmes fotografive ka sjellë informacione për virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More