Shkup, 17 korrik – Infeksionet virale të traktit gastrointenstinal kanë mbushur repartin e fëmijëve në spitalin e Kumanovës. Fëmijët zakonisht ankohen për të vjella, plogështi dhe temperaturë. Më të prekura janë foshnjat, por edhe fëmijët deri në dy vjeç, imuniteti i të cilëve është më i ulët. Për shkak të pasqyrës së rëndë klinike, pediatret potencojnë se këto raste përfundojnë në terapi me infuzione ose hospitalizohen.
“Kemi një numër në rritje të fëmijëve nga vendi, por edhe fëmijë që kthehen nga jashtë. Për 24 orë gjatë vikendit kemi deri në 80 fëmijë të ekzaminuar në mënyrë ambulatore dhe më pak janë të shtruar në spital. Sa i përket fëmijëve që punojnë vijnë më së shumti deri në 50 fëmijë, sidomos gjatë natës, pasqyra klinike për disa është e rëndë, ata janë të dehidruar.”, – deklaroi drejtuesja e repartit në spitalin e Kumanovës, Ferihan Bajrami.
Për t’u parandaluar infeksionet virale, pediatrit rekomandojnë respektimin e regjimit ushqimor higjienik, që përfshin larjen e shpeshtë të duarve dhe vizitën në kohë te mjekët.
“Ne nuk rekomandojmë mbajtjen e të vegjëlve në shtëpi për më shumë se 24 orë, për t’i kuruar vet. Por fëmijët më të rritur duhet të marrin elektrolite, probiotikë, ujë, lëngje dhe ushqime më të lehta.”, – theksoi drejtuesja e repartit në spitalin e Kumanovës, Ferihan Bajrami.
Sipas pediatërve, për dallim nga viruset, gjendja me pertusis apo kollën e mirë në repartin e fëmijëve në Kumanovë është stabile.