Interesim për aksionin “Të gjithë për ajër të pastër”

nga Xh M

Kumanovë, 13 prill – Aksioni pilot i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinorë, për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbejtjeve ndërtimore të cilat njihen si një nga burimet e ndotjes së ajrit, i quajtur: “Të gjithë së bashku për ajër më të pastër”, po realizohet me sukses edhe në komunën e Kumanovës.

Ky aksion gjatë këtyre tre muajve nga data 15 deri më 20 të çdo muaji u mundëson qytetarëve që të hedhin falas mbeturinat e mëdha dhe mbetjet ndërtimore.

Në këtë aksion janë kyçur Komuna e Kumanovës dhe NP “Pastrim dhe Gjeldbërim”, e cila mbeturinat e mëdha i grumbullon në punkte të caktuara, e që më pas i transporton në deponinë “Krasta”.

“Dua t’i lavdëroj qytetarët për interesin e madh të shfaqur për grumbullim e mbeturinave të mëdha siç janë mobiljet e ndryshme si dhe mbetjet ndërtimore. Për këtë qëllim paraprakisht kemi caktuar lokacionet në disa pjesë të qytetit ku edhe me sukses u realizua ky pilot aksion”, – theksoi për TVM2, Nenad Stojanovski, Drejtor i NP “Pastrim dhe Gjelbërim”.

Stojanovski gjithashtu njofton se aksioni i fundit ishte më i suksesshëm nga ata të më parshmit, por njëherit apelon deri tek qytetarët që sa më masovikosht të kyçen në aksione të këtilla për mbrojtjen e ambientit jetësor.

“I inkurajoj qytetarët e Kumanovës të vazhdojmë me aksione të tilla edhe gjatë muajit Prill, duke i përkujtuar ata se grumbullimi dhe bartja e mbeturinave të mëdha janë falas, andaj i ftoj të gjithë që ta shfrytezojnë këtë mundësi”, – u shpreh për TVM2, Nenad Stojanovski, Drejtor i NP “Pastrim dhe Gjelbërim”.

Aksioni, “Të gjithë së bashku për ajër më të pastër”, pritet që edhe gjatë këtij muaji të hasë në jehonë të madhe tek qytetaret e me këtë të vie në shprehje interesimi për ruajtjen e ambientit jetësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More