Investimet në arsim në mesin e prioriteteve të Qeverisë, thotë kryeministri

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se investimet në arsim janë në mesin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Për momentin, siç tha, po ndërtohen shtatë shkolla, ndërsa po vijon edhe rikonstruimi i disa institucioneve arsimore.

“Investimet në arsim janë një zë i rëndësishëm për ne. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të bëjmë një rivlerësim të projekteve që kanë të bëjnë me ndërtesat e fakulteteve FINKI dhe FFK. Pres që këtë vit të shpallet ai tender, si dhe ai për kampusin Nënë Terezë”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi edhe se deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova e ka informuar për gatishmërinë e kompanisë me përgjegjësi shoqërore që ta financojë rikonstruimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

“Shumë shpejt ai donacion do të vendoset në rend dite të Këshillit të Komunës Tetovë, dhe në këtë mënyrë do të korrigjohet edhe një padrejtësi”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More