Ish-presidenti rus, Medvedev kërcënon Zelensky

nga D. V.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev kërcënoi sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me vdekje të afërt në një mesazh të postuar në “Telegram”.

Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë ruse – dhe njihet për ashpërsinë e tij kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj – iu referua mesazhit të Krishtlindjeve të Zelensky, ku dukej se i uronte vdekjen “një personi” – me sa duket udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin.

“Është e qartë për të gjithë se ai dëshiron vdekjen jo vetëm për ‘një person’, por për të gjithë ne dhe vendin tonë. Dhe ai jo vetëm që e dëshiron atë, ai ka urdhëruar edhe sulme masive”, shkroi Medvedev.

Medvedev nuk e përmendi drejtpërdrejt Zelensky, por në vend të kësaj përdori një sërë fyerjesh dhe ofendimesh shumëngjyrëshe duke iu referuar udhëheqësit ukrainas.

“Pas vdekjes së afërt të Zelensky, kufoma e tij e ruajtur duhet të shfaqet “për qëllime shkencore” në muzeun publik Kunstkamera në Shën Peterburg”, tha ai.

Në shekullin XVIII, Cari Pjetër I kishte objekte shkencore të ekspozuara në këtë koleksion kuriozitetesh, duke përfshirë shumë deformime.

Medvedev është një provokator i shquar dhe fjalimet e tij të gjata me kritika dhe akuza kanë qënë jashtëzakonisht ekstreme.

“Pavarësisht të gjitha vuajtjeve që Rusia ka sjellë, ajo nuk është e aftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë”, tha Zelensky në një videomesazh të postuar në X në prag të Krishtlindjeve.

Pa e përmendur Putinin, ai tha: “Sot, të gjithë ndajmë një ëndërr, dhe kemi një dëshirë për të gjithë: “U shfaroftë”.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të, lutemi për të, e meritojmë”, shtoi Zelensky duke folur për paqen në Ukrainë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More