SHBA mbron të drejtën e Izraelit për të njohur Somalilandin si shtet të pavarur

nga D. V.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbrojtur të drejtën e Izraelit për të njohur territorin e shkëputur të Somalilandit në nje takim dje te Kombet e Bashkuara në Nju Jork, duke e krahasuar atë me njohjen e shtetit palestinez nga shumë vende.

Të premten, Izraeli u bë vendi i parë në botë që njohu rajonin e shkëputur të Somalilandit si shtet sovran.

Somalilandi, një rajon mysliman në Somalinë veriore me disa milionë banorë, ka qenë praktikisht i pavarur për më shumë se tre dekada.

Gjatë një seance emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) dje në Nju Jork, ambasadorja amerikane, Tammy Bruce tha se Izraeli kishte “të njëjtën të drejtë për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike” si çdo shtet tjetër sovran.

“Këtë vit, disa vende, përfshirë anëtarët e këtij Këshilli, morën vendimin e njëanshëm për të njohur shtetin palestinez joekzistent. E megjithatë, nuk u thirr asnjë takim emergjent për të shprehur zemërimin e këtij Këshilli”, tha Bruce.

“Takime të tilla si ky i sotmi shpërqendrojnë vëmendjen nga puna serioze për të adresuar çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Bririn e Afrikës”, shtoi ajo.

Bruce tha se nuk kishte asnjë njoftim për të bërë në lidhje me njohjen e Somalilandit nga SHBA-ja.

Vendimi i Izraelit erdhi disa ditë përpara se Somalia të merrte presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fillim të janarit.

Përfaqësuesi i Somalisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Abu Bakr Dahir Osman, e hodhi poshtë vendimin e Izraelit duke e quajtur atë “të pavlefshëm”.

“Ky akt agresioni synon të inkurajojë fragmentimin e Somalisë”, tha ai, duke u bërë thirrje shteteve anëtare ta dënonin atë “pa mëdyshje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More