Ishte mes 14 zyrtarëve të huaj të dekoruar nga Ukraina, Spiropali: E përjetova me mirënjohje dhe emocion nderin e lartë të Urdhrit Shën Olga nga Zelensky

nga L. M

Ditën e djeshme, Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës që u përkujtua, njoftoi se Presidenti Volodymyr Zelensky ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane.

Mes tyre ishte edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

uke u nisur nga ky vlerësim, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i shpreh mirënjohje liderit ukrainas.

“Ky vlerësim në emrin tim është mbi të gjitha shenjë respekti për kontributin dhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë krah Ukrainës në këtë kohë të vështirë” – shkruan ndër të tjera Spiropali.

 

 

Mirënjohja e Spiropalit:

I nderuar President Zelensky,

E përjetova me mirënjohje dhe emocion nderin e lartë të Urdhrit Shën Olga, Klasi i Parë, që është akorduar nga Shkëlqesia Juaj, Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ky vlerësim në emrin tim është mbi të gjitha shenjë respekti për kontributin dhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë krah Ukrainës në këtë kohë të vështirë.

Populli shqiptar, Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë kanë qenë dhe mbeten të bashkuar e të vendosur në mbështetje të Ukrainës. Ky qëndrim buron nga zemra e çdo qytetari shqiptar, nga besimi ynë tek liria, dinjiteti dhe e drejta e një kombi për të jetuar i pavarur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tij.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një zë i qartë e i fuqishëm në mbrojtje të parimeve dhe vlerave demokratike euroatlantike. Ne do të vijojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, ashtu si deri tani. Do të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Presidentit të SHBA-së, udhëheqësve europianë, NATO-s dhe botës demokratike për ndalimin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë.

Ju falënderoj për nderin e jashtëzakonshëm.

Uroj dhe besoj vendosmërisht se shumë shpejt do të festojmë fitoren e plotë të Ukrainës ndaj agresorit.

Përzemërsisht, Elisa Spiropali!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More