Aksident mes tri veturave dhe një kamioni në rrugën Prizren- Dragash, ka të lënduar

nga L. M

Tri vetura dhe një kamion janë përfshirë në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren- Dragash.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se ka persona të lënduar.

“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat kanë menaxhuar me rastin dhe janë kujdesur për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More