Ismet Guri është dorëzuar sot në polici

nga Xh M

Shkup, 29 gusht – Ismet Guri, ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë të të Ardhurave Publike, për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, është dorëzuar sot në polici dhe tashmë ndodhet në burg, konfirmon MPB.

Guri ishte në arrest shtëpiak për shkak të terapisë së rregullt për problemet shëndetësore, transmeton Lideri.mk, por u arratis në fillim të këtij viti, pas së cilës u lëshua një urdhër ndërkombëtar për të. Ai u arrestua vitin e kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Administratës së të Ardhurave Publike, nën dyshimin për bashkim kriminal, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe vjedhje të 840 mijë eurove nga drejtoria ku punonte, shkruan PlusInfo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More