Ivanovski emërohet drejtor i Policisë Financiare

nga Xh M

Shkup, 20 gusht – Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, Sllobodan Ivanovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Në njoftimin e Qeverisë theksohet se Ivanovski ka është magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për shkelje të DAP-it në Prilep. Qeveria gjithashtu miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurave për ndarjen e kontratës për vendosjen e partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, me çka synohet zgjidhja e kaosit lidhur me mungesën e parkingjeve në Qendrën Klinike. Në seancën e sotme u vendos që në përputhje me rishikimin e Buxhetit të paguhen pagat e prapambetura të punonjësve të Pyjeve Kombëtare dhe me këtë zgjidhet problemi i 2000 punonjësve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More