Izet Mexhiti nderon kontributin e komunitetit boshnjak në Çair

nga Redaksia

Shkup, 28 shtator – Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, mori pjesë me respekt të veçantë në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve, një datë që kujton historinë, identitetin dhe kontributin e këtij komuniteti në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi rolin e pazëvendësueshëm të boshnjakëve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike, sidomos në Çair, ku bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërkomunitar janë bërë pjesë e përditshme e jetës. “Ky është një shembull që forcon kohezionin shoqëror dhe na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej,” tha ai.

Ai vlerësoi kontributin e komunitetit boshnjak në kulturë, arsim, ekonomi dhe jetë shoqërore, duke theksuar se këto vlera pasurojnë identitetin qytetar dhe përmbushin bashkëjetesën.

Në përfundim, Izet Mexhiti uroi të gjithë boshnjakët me rastin e kësaj dite, duke nënvizuar se respekti, mirëkuptimi dhe solidariteti janë ura që lidhin komunitetet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More