VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!

nga Redaksia

Shkup, 28 shtator – VMRO-DPMNE ka reaguar pas fjalimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese, në të cilën përcolli disa mesazhe për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Nga partia në pushtet, thonë se Ali Ahmeti dhe BDI janë zogj dhe assesi shqiponja.

“Kemi një porosi për Ali Ahmetin. Ti nuk je shqiponjë, por një zog i thjeshtë. Ndërsa në thelb, ji nuk jeni shqiponja, por magjistarë kriminel dhe të korruptuar. Më të zëshëm janë pikërisht më të frikësuarit. Me projekte, me masa me reforma për jetë më të mirë. Shqiptarë moti kohë janë ngopur nga Ali Ahmeti, ndërsa këtë do ta dëshmojnë në zgjedhjet e ardhshme- së bashku me maqedonasit, të gjithë. BDI do të humb pothuajse të gjitha komunat në vend. Pas zgjedhjeve do të presim që zogjtë të dërgojnë letra për koalicion, me lëshime dhe pa kushtëzime si me premtim se do të reformohen. Gjithsesi do të qeshim me ato oferta”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More