Izet Mexhiti: Nëse fitoj Çairin, Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër

nga Redaksia

Shkup, 4 gusht – Zëvendëskryeministri dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se nëse ai fiton garën për të udhëhequr komunën, postin e zv/kryeministrit do ta marrë Bekim Sali.

Mexhiti theksoi se brenda koalicionit opozitar VLEN është arritur marrëveshja që Sali të jetë pasuesi i tij në këtë detyrë të lartë qeveritare.

“Bekim Sali është njeri kompetent, i përgatitur dhe me përvojë për ta kryer këtë funksion me sukses,” tha Mexhiti, duke theksuar se rotacionet brenda koalicionit janë të menduara për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në punën e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More