Izet Mexhiti pritet ngrohtësisht në Teneqe Mahallë: “Çairi ka njerëz me vizion dhe kërkesë për dinjitet”

nga Redaksia

Çair, 26 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të drejtpërdrejtë me banorët e Teneqe Mahallës, një nga lagjet më të vjetra dhe karakteristike të komunës, ku u prit me ngrohtësi dhe mikpritje.

Mexhiti, në një postim në rrjetet sociale, ka theksuar se ky bashkëbisedim ishte një dëshmi e qartë e angazhimit të qytetarëve për një Çair më të zhvilluar dhe më dinjitoz.

“Teneqe Mahalla e Çairit na priti ngrohtësisht e miqësisht, ashtu siç dinë vetëm qytetarët e saj. Ky bashkëbisedim ishte një dëshmi se Çairi ka njerëz vizionarë, të cilët kërkojnë zhvillim dhe dinjitet për lagjen e tyre dhe për tërë komunën,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se gjatë takimit u diskutua jo vetëm për projektet tashmë të realizuara, por edhe për ato që pritet të zhvillohen në të ardhmen. Sipas tij, takime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e një politike të bazuar mbi nevojat reale të qytetarëve.

“Dëgjuam zërin e qytetarëve, idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Çair që i ngjan energjisë dhe vitalitetit të tyre. Politika e vërtetë ndërtohet mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve,” u shpreh ai.

Mexhiti shtoi se diskutime të këtij formati janë themeli i vizionit të tij për një komunë që “ecën me hapin e qytetarëve, që dëgjon, punon dhe ndryshon.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More