Qeveria: Vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e Korridorit Hekurudhor 8 drejt Bullgarisë

nga Redaksia

Shkup, 26 gusht – Qeveria përmes Ministrisë së Transportit vazhdon me aktivitetin e fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë, informuan pasdite nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Pas takimit në nivel të lartë mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, e më tej edhe grupeve punuese nga të dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i tunelit si pikë kufitare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Qeveria në mbledhje miratoi vendim për realizimin e Marrëveshjes për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve”, shkruan në kumtesën.

Me këtë, siç shpjegohet, konsulenti i përzgjedhur në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion të ri projektues, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e realizuesit.

“Për të përshpejtuar aktivitetet, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore do të nisë procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit. Përmes këtyre aktiviteteve, Qeveria në mënyrë të vazhdueshme tregon angazhim të fuqishëm në realizimin e projekteve strategjiko-infrastrukturore për shtetin. Ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor është prioritet i Qeverisë dhe në kuadër të këtyre prioriteteve ndërmerren aktivitete të shtuara për ndërtimin e mëtejshëm të hekurudhës së Korridorit 8, si dhe ndërtimin e linjës së shpejtë në Korridorin 10”, theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë. 

Këto projekte që kanë edhe rëndësi rajonale do ta pozicionojnë shtetin si vend tranzit në Ballkan – pjesë e rrugëve transportuese evropiane, me ç’rast përfitimi është i shumëfishtë.

“Projektet për zhvillimin dhe modernizimin e tërësishëm të sistemit hekurudhor paraqesin projekte strategjike të shtetit për lidhje rajonale, zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe hapje të tregjeve të reja për kompanitë vendore”, shtohet në kumtesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More