Izet Mexhiti priti në takim Adriatik Lapajn (FOTO)

nga D. V.

Shkup, 4 prill – “Sot kisha kënaqësinë të zhvilloja një bisedë të frytshme me përfaqësuesit e koalicionit “NISMA SHQIPËRIA BËHET”, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Panajot Soko. Ky koalicion, që sjell një qasje të re në politikën shqiptare, po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Diskutimi ynë u përqendrua te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit. Ndava me ta ecurinë e projekteve qeveritare për shqiptarët dhe nismat që synojnë të forcojnë lidhjet tona me shtetin amë.
Nga ana tjetër, ata na prezantuan vizionin e tyre për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjitë që synojnë të ndjekin pas 11 majit, nëse marrin drejtimin e qeverisë. Gjatë takimit, u dakorduam për të bashkërenduar përpjekjet për një bashkëpunim më të ngushtë, për forcimin e marrëdhënieve tona dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.” ka shkruar Mexhit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More