Izet Mexhiti takon Forumin e Gruas: Çairi, bastion strategjik i Lëvizjes Demokratike, gratë shtylla e zhvillimit të shoqërisë

nga Xh M

Shkup, 5 janar – Roli dhe pesha e gruas në politikë është jetik për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese që ndikojnë pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.

Në këtë frymë, sot zhvillova një takim të rëndësishëm me Forumin e Gruas në Çair, ku diskutuam për koordinimin dhe strukturimin e degës sonë në këtë komunë.

Çairi mbetet bastioni ynë dhe një pikë strategjike për vizionin politik të Lëvizjes Demokratike.

Me përkushtimin e këtij forumi, jemi të vendosur të forcojmë strukturat tona dhe të punojmë për ndryshime pozitive që reflektojnë nevojat dhe aspiratat e qytetarëve tanë.

Bashkë për barazi, progres dhe një të ardhme më të mirë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More