Izet Zeqiri: Bulevardi “Smilevski Bato” projekt i rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit

nga Xh M

Tetovë, 29 dhjetor – “Shpërthimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” dhe lidhja e tij funksionale me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, deri në Jazhincë, përbën një projekt shumë të rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në këtë zonë.

Ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit, duke krijuar kushte më të favorshme për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve.

Njëkohësisht, projekti do të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke u mundësuar fermerëve qasje më të shpejtë në tokat e tyre dhe në tregje.

Kjo rrugë do të kontribuojë në zgjerimin urban të qytetit drejt kësaj ane, duke e shndërruar zonën në një paralagje moderne, me ndërtime dhe investime që tashmë kanë filluar.

Ndërtimi i rrugës u ka dhënë një vlerë të shtuar tokave të banorëve të Porojit dhe Xhepçishtit, duke rritur interesin për zhvillim rezidencial dhe afarist dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës në këtë pjesë të qytetit.”

* Status facebook’u i prof.dr.Izet Zeqiri

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More