Avni Qaili, shqiptari i parë drejtor në Muzeun e arteve bashkëkohore

nga Xh M

Shkup, 29 dhjetor – Kompozitori i njohur Avni Qaili, është emëruar drejtor i institucionit nacional “Muzeu i arteve bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky institucion llogaritet nga me elitarët në vend dhe pritet që Avni Qaili si krijues artistik dhe si drejtor të hap dyert e artistëve shqiptarë si nga vendi, rajoni dhe bota.

Ky emërim vlerësohet si një arritje e madhe e koalicionit VLEN, pasi shqiptarët përfundimisht marrin në dorë këtë institucion me shumë rëndësi.

Qaili njihet edhe tekstshkrues i njohur në trevat shqiptare, ka qenë i angazhuar si prezantues dhe si gazetar në TVM2, ndërsa është edhe fitues i disa çmimeve nëpër festivale të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More