“Jam i shqetësuar” – thotë Ziadin Sela për 100 ditëshin e Qeverisë

nga Redaksia

Shkup, 17 shtator – Ziadin Sela në ClickPlus ka folur për Qeverinë e re dhe 100 ditëshin e parë të saj. Ai tha se është i shqetësuar, pasi nuk sheh rezultate nga programi qeverisës.

“Jam i shqetësuar, po. Duke parë performancat e kësaj Qeverie. Ju e përmendët 100 ditëshin? 100 ditëshi ka një kuptim. Shumica e re duhet të tregojë hapat e parë të implementimit të programit, por ne nuk i shohim këto”, tha Sela.

Ai tha se nuk duhet të varet organizimi pilotik vetëm nga një individ, kryeministri, sepse sipas tij, duhet të ketë më shumë organizime politike, sepse shqiptarët ende nuk e kanë arritur barazinë e plotë.

“Vazhdojmë si shoqëri të kemi plot paragjykime. Jo ne, por faktori politik maqedonas është plot paragjykime ndaj shqiptarëve… Sapo hynë u hoq balanceri, u hap Ligji për përdorimin e gjuhëve…”, tha Sela më tej.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More