NP Higjiena Komunale – Shkup: Është pastruar bora në të gjitha komunat e Shkupit

nga D V

Shkup, 13 janar – NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme, me angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve në dispozicion në tri ndërrime ka zbatuar aktivitete për pastrimin manual dhe makinerik të borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim që të mundësohet lëvizja e sigurt e këmbësorëve dhe rrjedha e trafikut.

“Aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit janë realizuar edhe në zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe në Çarshinë e Vjetër. Ekipet e Ndërmarrjes kanë pastruar edhe zonën përreth Spitalit të Qytetit, Spitalit Shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RM-së, shtigjet për këmbësor dhe trotuaret e urave „Goce Dellçev” dhe „Sloboda”, si dhe të gjitha urat për këmbësorë, njoftoi NP Higjiena Komunale – Shkup.

Njoftojnë se edhe gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes në vijim, do të vazhdojë me aktivitetet për pastrimin e borës dhe akullit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More