Janevska do ta vizitojë Institutin e Qendrës së përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian në Itali

nga D V

Shkup, 5 mars – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të vizitojë Institutin e Qendrës së përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian në Ispra të Italisë.

Vizita, siç informoi Ministria e Arsimit, synon thellimin e bashkëpunimit me Qendrën e Përbashkët Kërkimore, përmes së cilës Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të marrë mbështetje shtesë për zbatimin e Strategjisë së Specializimit Smart, në formën e ekspertizës,shkëmbimit të praktikave pozitive, metodologjive dhe qasjeve shkencore për përforcimin e sistemit kombëtar të kërkimit dhe inovacionit.

Qendra e Përbashkët Kërkimore (Joint Research Centre) është qendra referuese për shkencë dhe teknologji të BE-së, duke ofruar mbështetje të pavarur shkencore dhe teknike për krijimin dhe zbatimin e politikave të Bashkimit. Qendra është e përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të saj, nëpërmjet bashkëpunimit me vendet aplikuese, duke u ofruar atyre mbështetje teknike për zbatimin efikas të ligjeve evropiane në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Qendra ka shtatë institute në pesë vende të BE-së (Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More