Shkup, 5 mars – Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitave në terren në komunat “Aty ku zemra është në shtëpi” në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, sot do të marrë pjesë në fillimin e realizimit të projekteve në Komunën e Ilindenit.
“Projektet parashikojnë ndërtimin e rrugës 19 në PU për fshatin Ilinden, Marion dhe pjesën nga KK Kadino blloku 32, ndërtimin e rrugës 500 dhe një urë me pllakë betoni të armuar mbi kanalin afër qendrës memoriale në vendbanimin Jakë, vendbanimin Marino, si dhe ndërtimin e një pjesë nga rruga e sapoprojektuar në Jaka”, informojnë nga Qeveria.
Gjatë vizitës në komunën e Ilindenit, Mickoski do të shoqërohet nga ministri i vetëqeverisjes lokale Zlatko Perinski dhe zëvendësi i tij Erxhan Selimi.
Ata do të mbajnë takim pune me kryetarin e komunës Aleksandar Georgievski dhe anëtarët e këshillit komunal, si dhe me qytetarë të interesuar nga komuna të cilët kanë pyetje, propozime dhe sugjerime që mund të shfrytëzohen për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme në Ilinden.
Pas takimeve, siç paralajmëruan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Perinski, Selimi dhe kryetari Georgievski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, do të inspektojnë projektet që Komuna e Ilindenit po i realizon me mjete nga buxheti i shtetit, të miratuara në thirrjen e parë publike për mbështetje financiare për projekte infrastrukturore. l