Ministrja e Arsimit: Abetarja shqipe nuk është libër në Maqedoni, është material ndihmës

nga D V

Shkup, 30 dhjetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se Abetarja shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është libër, por material ndihmës, përcjell TV21. Janevska thotë se ky vendim është miratuar nga ish ministri Jeton Shaqiri, ndërsa thotë se si material ndihmës, nuk ka asnjë pengesë që Abetarja të vazhdohet të përdoret nëpër shkolla.

“Do të thotë Abetarja shqipe, ministri Jeton Shaqiri, bashkë Byronë, e kanë miratuar si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendi, nuk e di se çfarë është. Në këtë vend është material ndihmës dhe nuk ka pengesa që edhe më tutje të përdoret”, tha mes tjerash Janevska./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More