Kryeprokurori Isufaj: Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë

nga D V

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri, raporton Ekonomia Online.

“Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pa dallim, pavarësisht pozitës që kanë”, tha Isufaj në konferencën për media.

Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë dhe zyrtarët e lartë.

“Çdo person që ftohet ka përgjegjësi të paraqitet”, tha ai.

“Sistemi prokurorial nuk bënë skenare, por punon sipas Kushtetutës”, tha Isufaj.

Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në këtë organ të akuzës. Prokurorët, i ka ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

“Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, tha kryeministri mbrëmë në podcastin “Rrjedha” në KTV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More