Javën e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar për çmimet

nga Xh M

Shkup, 15 shkurt – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike.

Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t’i analizojë më tej.

Në takim u ra dakord që vendimi përfundimtar të merret brenda javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More