Jep dorëheqje kryeprokurori Kocevski

nga D. V.

Shkup, 16 dhjetor – Lubço Kocevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme, shkruan TV21. Ky veprim i Kovevskit vjen ditën kur Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.

“Parashtrova dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksion ky që në më pak se dy vjet, e kam kryer në mënyrë të ndershme, me dinjitet dhe nga ku largohem krenar me kokën e ngritur lartë, por edhe i dëshpëruar”, tha Kocevski.

Kujtojmë se Qeveria në Propozim thekson se shkarkimi i Kocevskit kërkohet për shkak të, gabimeve të mëdha profesionale që i ka bërë gjatë udhëheqjes së Prokurorisë publike, zbulim i paautorizuar i informacionit dhe të dhënave mbi çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për të mbrojtur konfidencialitetin e procedurës së përcaktuar me ligj; dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal në tërësi duke mos vepruar në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More