Kumanovë, 24 maj – Në Kumanovë, ekipi i emisionit “Edhe unë jam këtu” takoi Trajçe Vasilevin – një burrë që i ka kaluar të gjitha, por që ende lufton për t’i dhënë fëmijëve të tij një jetë më të mirë nga ajo që e ka pasur vetë.
Trajçe rrëfen jetën e tij të vështirë, që nga fëmijëria si jetim e deri tek përpjekja për të krijuar një strehë për familjen. Ai dhe bashkëshortja kanë kaluar vite të tëra në rrugë, shpesh në ndërtesa të braktisura, ku edhe ka lindur fëmija i tyre i parë.
“Nga viti 2009 me bashkëshorten jemi endur nëpër rrugë. Na lindi vajza e parë në rrugë, ishim nëpër shtëpi të braktisura, hapësira tjera. Ndonjëherë hynim në ndonjë ndërtesë për t’u ngrohur. Merrnim kafe nga kafe-mati që të ngrohemi me vajzën”, tha Trajçe Vasilev.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Gjermani, ku u lind vajza e dytë, familja Vasilev u kthye në Kumanovë dhe ndërtoi një shtëpi modeste në lagjen ‘Babin Doll’. Megjithatë, ëndrra e tyre për një strehë është në rrezik, pasi toka ku kanë ndërtuar është nën hipotekë dhe nuk mund të transferohet në emrin e tyre, pavarësisht marrëveshjes në noter.
Ata jetojnë me vetëm 9.200 denarë në muaj, janë të papunë dhe përballen me probleme shëndetësore, duke kërkuar një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët.
“D.m.th. me 9200 denarë nuk mundemi të mbijetojmë, t’i shkollojmë fëmijët, të paguajmë faturat për rrymë, ujë, shpenzimet komunale, thjeshtë nuk mundemi t’ia arrijmë. Ne duam që të punësohemi, të punojmë, mirëpo nuk jemi të aftë për punë fizike, për diçka tjetër do të mundohemi për…
Fëmijët tanë të kenë jetë normale. Të mos jenë si unë, unë jam analfabet, nuk e kam përfunduar shkollën por së paku t’i nxjerrim fëmijët në rrugë të drejtë”.
Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, qoftë me ndihmë financiare për shlyerjen e borxhit, qoftë me ushqime, veshje apo produkte higjienike – këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit 075 432 612 apo në xhirollogarinë bankare të shfaqur në ekran.
GRAFIKË:
075 432 612
STEFANI VASILEVSKA
UNI BANK
240147107573075
QËLLIMI I PAGESËS: DONACION