LSDM garon me Gerasimovskin në Qendër dhe Hristovskin në Krushevë në zgjedhjet lokale

nga Xh M

Shkup, 24 maj – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, me kritere të qarta për përzgjedhjen e partnerëve të koalicionit dhe kandidatëve për kryetarë komunash.

Ai theksoi se ende nuk ka pasur takim me Arben Taravarin, por se është i hapur për bisedime.

“Nëse partneri që e kërkojmë për zgjedhjet lokale është një subjekt politik me të cilin ndërtojmë një marrëdhënie besimi, bashkëpunim për realizimin e programit dhe respekt të ndërsjellë, atëherë ai do të jetë partneri ynë i mundshëm në koalicion”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se LSDM tashmë ka partnerë të konfirmuar brenda koalicionit ekzistues dhe po punon për konsolidimin e listave të këshilltarëve.

“Për dy kandidatë për kryetarë komunash jemi pothuajse të sigurt se do të garojnë në zgjedhjet lokale – bëhet fjalë për kryetarin aktual të Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, dhe për kryetarin e Krushevës, Tome Hristovski”, deklaroi Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More