Kapen pesë persona nga policia në Leposaviq, mbanin pa lehe armët e gjuetisë

nga D. V.

Arrestohen pesë kosovarë në fshatin Berbishtë të Leposaviqit pasi që posedonin armë gjahu pa leje. Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë pushkë gjuetie, një pushkë kabinë dhe 68 copë fishekë të armës së gjuetisë.

“Fsh. Berbishtë, Leposaviq / 30.11.2025 – 07:21. Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin dalë në gjueti me armë gjahu për të cilat nuk posedonin leje. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 pushkë gjuetie, një pushkë karabinë dhe 68 copë fishekë të armës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24 orësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More