Kapet me armë, arrestohet personi nga Resnja

nga D. V.

MPB njofton se mbrëmë në orën 21:00, oficerë policie nga SPB Manastir në Resnjë kanë ndaluar O.D. (51) nga Resnja.

Po atë ditë, oficerë policie nga SPB Manastirit dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, kryen kontrolle në një shtëpi në fshatin Kurbinovë, rajoni i Resnjës, dhe në një apartament në Resnjë, në pronësi të O.D., gjatë të cilave u gjetën një pushkë gjuetie, 144 fishekë gjuetie, një pushkë ajrore, rreth 100 copë piroteknikë, fishekzjarrë, 20 plumba dhe vaj kanabisi.

Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet një padi përkatëse kundër O.D.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More