Kasami dhe Ganiu në Uashington, takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

nga D. V.
Shkup, 5 gusht – Gjatë vizitës në SHBA, bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, ishim mysafirë në shtëpinë e mikut të madh të shqiptarëve William G. Wallker!

Një mikpritje tepër vëllazërore nga z.Wallker, aq e ngrohtë saqë ndjeheshim se jemi diku në Tetovë ose në Shkup!

Me mikun tonë z. Wallker biseduam biseduam gjatë rreth së kaluarës së shqiptarëve, sfidave aktuale por edhe për të ardhmen.

Po ashtu, edhe një herë e falënderuam tejmase për gjithçka që ka kontribuar për çështjen shqiptare më Ballkan, si dhe për gatishmërinë e tij që gjithmonë të jetë në krahun tonë!

Nuk ka kënaqësi më të madhe e ndjenjë më të mirë, se të kesh miq të mëdhenj në SHBA e të ndjehesh si në shtëpinë tënde!

Faleminderit z. Wallker, faleminderit miku ynë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More