Taravari: Shkenca nuk etnizohet me idenë e themelimit Akademisë Shqiptare

nga D V

Shkup, 29 korrik – Ministri i Shëndetësisë dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Arben Taravari pretendon se në koalicionin qeverisës nuk ka asnjë mosmarrëveshje.

Lidhur me idenë e një Akademie paralele të Shkencave dhe Arteve Shqiptare, ai thotë se ka qenë përcaktimi i tyre programor që në parazgjedhje.

“Mendoj se idetë e shkencës dhe artit janë të mira dhe të bukura. Tani për tani kemi filluar si iniciativë e katër komunave dhe shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë në një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë ata që kanë jetuar në Maqedoni. Shkenca nuk është e etnizuar.

Do të kemi më shumë institucione që merren me shkencë dhe art dhe duhet t’i zhvillojmë dhe mbështesim, në mënyrë që çdo vit të kemi rezultate më të mira. Të gjithë të bëjmë maksimumin që shkenca dhe arti i të gjitha bashkësive etnike të zhvillohet sa më bukur dhe më mirë”, tha Taravari për mediat gjatë vizitës në njësinë mobile në sheshin “Maqedonia”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More