Kasami: Edhe një hapësirë e re në shërbim të qytetarëve, 43 vende të reja parkimi!

nga D. V.

Shkup, 6 gusht – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot për hapjen e një hapësire të re publike në shërbim të qytetarëve – 43 vende të reja parkimi pranë gjykatës së qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami bëri të ditur se zona në fjalë, e cila më parë ishte e uzurpuar, tashmë i është rikthyer komunës dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët për parkim.

“Edhe një punë e mirë e realizuar”, u shpreh kryetari, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe lehtësimit të jetës së përditshme të banorëve të Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More