SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi

nga D. V.

Përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre.

Kjo kërkesë vjen vetëm dy ditë pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, dhe avokati argumenton se, për pasojë, vazhdimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë ligjore.

Avokati deklaroi se betejën do ta vazhdojnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, duke parashikuar një proces të gjatë gjyqësor.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atëherë ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”. /euronewsalbania/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More