Kasami: Këshilli i komunës së Tetovës propozon formimin e komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve

nga D V

Shkup, 26 gusht –  Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se Këshilli i komunës ka propozuar formimin e një komisioni për ndryshimin e emrave të rrugëve, përcjell TV21. Kasami tha se paraprakisht do të ketë debat publik, dhe se për këtë çështje do të merren parasysh edhe propozimet e shoqatës shqiptare të akademikëve për shkencë dhe kultur si dhe propozimet e qytetarëve.

“Unë besoj që ata të cilat do t’i gjejnë të arsyeshme, komisioni i Këshillit do t’i pranojë dhe do të vazhdojë tutje me procedurën. Besoj që procedura do të jetë deri në fund transparente sepse kjo është interes i qytetit, i çdo qytetari”, u shpreh Kasami./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More