Shkup, 26 gusht – Spitali i Kumanovës është ndër më të frekuentuarit pas atij të Shkupit, përshkak të numrit të madh të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Në këtë spital trajtohen numër i madh i qytetarëve, pasi zona që kap ky spital është rreth 180 mijë banorë. Pra, edhe përkundër faktit që spitali vizitohet nga numër dukshëm i madh i qytetarëve sërish gjendja në spital lë për të dëshiruar. Përveç kushteve jo të mira, një nga problematikat kryesore me të cilat po ballafaqohet ky spital është mungesa e specialistëve të të gjitha profileve. Por, si u katandis spitali në këtë gjendje? Përderisa para disa viteve nga po ky qytetet ka qenë edhe zëvendës ministri i shëndetësisë, shkruan Zhurnal.
Në Spitalin e Kumanovës mungojnë specialistë të të gjitha profileve –
Në Spitalin e Kumanovës mungojnë specialistë të të gjitha profileve, por më shumë mungojnë anesteziologët, kurse më pastaj radiologët, ortopedët, urologët, specialistët e otorinolaringologjisë dhe sëmundjeve infektive.
“Anesteziologu më i ri në spital është 60 vjeç, dy kolegë 63, më i moshuari 66 vjeç, vitin e ardhshëm do të ikë në pension. Pothuajse asnjë departament nuk mund të funksiononte pa to. Nëse në disa pozicione nuk punësohen urgjentisht praktikantë apo mjekë, mund të biem në nivelin e poliklinikës, të humbasim statusin e spitalit të përgjithshëm, që u shërben nevojave të qytetarëve nga 6 komuna të rajonit verilindor”, e paraqet shqetesimin drejtori dr. Stefan Trajanovski, specialist i kirurgjisë ortopedike për portalin në gjuhën maqedonase “Kumanovo News”.
Ai vazhdon të punojë paralelisht në repartin e tij, sepse janë vetëm dy mjekë ortopedë.
Është kritike edhe në Repartin e radiografisë, kanë 3 praktikantë, dy prej të cilëve do të kthehen vitin e ardhshëm, kurse njëri prej tyre do të përfundojë specializimin në vitin 2027.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës është i punësuar vetëm një urolog. Mungojnë edhe stafi profesional në Infektiv, aty punojnë 4 specialistë të cilët tashmë janë në prag të pensionit. Situata është e ngjashme me otorinolaringologët.
Kumanova ka pasur edhe zëvëndës minister të Shëndetësisë, por gjendja nuk ka ndryshuar asesi –
Të jesh zëvëndës minister i Shëndetësisë dhe mos të brengosesh fare për të ardhmen e spitalit të qytetit prej ku vjen është mos kujdes i paprecedent. Kur nuk ndryshon gjendjen në qytetin ku jeton dhe vepron i kot është PR pa shije dhe pa rezultate konkrete që bëhet përmes takimeve në zyre apo në prerje të ndonjë shiritit.
Kujtojmë që, në qeverinë e kaluar BDI-LSDM ish minister i Shëndetësisë ka qenë, Ilir Hasani, nga Kumanova i cili u emërua zëvëndës minister dhe u shkarkua pa arritur të bëjë as edhe një punë të vetme.
Pra, paaftësia e tij për të menaxhuar me atë pozitë u dëshmua edhe nga gjendja e mjerueshme në të cilën është katandisur spitali i qytetit të Kumanovës. Kjo do të thotë që ai nuk arriti të realizojë ndryshime në nivel lokal e lëre më atë në nivel republikan.
Kjo përpos që është paaftësi menaxhimi është dëshmi e mungesës së vizionit e parashikimit të punëve në nivel më afat gjatë, kjo sqaron që punët i bëjnë sot për sot dhe asesi nuk merren masa preventive për të parandaluar ndonjë situatë kaotike sikur kjo në spitalin e Kumanovës.
Spitali nuk është çështje etnike, prandaj nuk ka rëndësi nëse me Ministrinë e Shëndetësisë kanë udhëhequr shqiptarë apo jo shqiptarë por çështja është se bashkëqytetari i Kumanovës kur ka qenë në pozitën e zëvnëdës ministrit të Shëndetësisë ka kaluar me veturë me xhama të zi dhe nuk ka arrit ta shoh gjendjen e spitalit në qytetin e tij.
Kujtojmë që, Spitali i Kumanovës është një prej më të mëdhenjve në shtet me mbi 700 të punësuar dhe ofron ndihmë shëndetësore për pacientët nga pjesa verilindore me përafërsisht 180.000 banorë. /Zhurnal.mk