Kasami takon shoqatën shqiptare “Breza” nga Stambolli: Vëllazëria me diasporën nuk është vetëm obligim, është pasuri

nga Redaksia

Tetovë, 19 gusht – Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se gjatë ditës ka takuar në Tetovë shoqatën shqiptare “Breza”nga Stambolli.

Pas takimit, Kasami ka deklaruar se vëllazëria me diasporën nuk është vetëm obligim, por është pasuri e madhe për Tetovën.

Njoftoi gjithashtu se ka marrë ftesë për të qenë së bashku në Stamboll. Sipas Kasamit, kjo është dëshmi e lidhjes që na bën më të fortë kudo që jemi.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tetovë shoqatën shqiptare nga Stambolli Breza. Një bisedë e frytshme që hapi horizontin për një bashkëpunim të dobishëm në të ardhmen. Vëllazëria me diasporën nuk është vetëm obligim, është pasuri e madhe për Tetovën dhe për gjithë kombin. Ftesa e tyre për të qenë së bashku në Stamboll është dëshmi e kësaj lidhjeje që na bën më të fortë kudo që jemi”, ka shkruar Kasami

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More