KDI publikon fotografi shqetësuese për gjendjen e lumenjeve të shndërruar në deponi mbeturinash

nga Xh M

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar fotografi shqetësuese nga gjendja e lumenjeve të Kosovës.

Këto lumenj janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike.

“Kjo është gjendja e shumicës së lumenjeve të Kosovës, të cilët janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike, e për më keq edhe të mbetjeve shtazore. Këto fotografi janë bërë para pak ditësh nga qytetarë, kolegë tanë nga OJQ-të lokale dhe aktivisti për mbrojtje të mjedisit, Arian Mavriqi – Photography në Kamenicë, Lipjan, Istog, Pejë dhe Mitrovicë. Për të gjitha këto krime mjedisore tanimë janë njoftuar komunat përkatëse, dhe ne po presim veprime konkrete! Shëndeti i këtyre lumenjve reflektohet edhe në shëndetin tonë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More