Shkup, 1 Gusht – Këshilli iniciues i hoxhallarëve të Tetovës u mblodh para Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, nga ku i kërkuan kreut të BFI-së Reisul Shaqir Fetait dhe anëtarëve të Rijasetit që ta tërheqin vendimin për shkarkimin e Myftiut të Tetovës Qani Nesimi. Irfan Emurllai nga ky këshill, thotë se nëse nuk marrin përgjigje për kërkesën e tyre, do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm sipas parimeve kushtetuese të BFI-së.
“Si rrjedhojë nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona dhe ju vazhdoni të merrni vendime antikushtetuese dhe antiligjore, duke mos respektuar vullnetin e gjykatave të këtij shteti. Ju nuk i respektoni vendimet e gjykatave të këtij shteti! Do të detyrohemi t’i radikalizojmë qëndrimet tona dhe të ndërmarrim hapa konkret radikal, sipas parimeve kushtetuese të BFI-së. Ndërsa përgjegjësinë do ta bartni ju Reisul Ulema”, tha Irfan Emurllai, Këshilli iniciativ i hoxhallarëve të Tetovës.
Bashkësia Fetare Islame e ka shkarkuar Qani Nesimin nga detyra e Muftiut të Tetovës në nëntor 2023. Më 3 qershor 2024 Gjykata Civile Shkup solli vendim të përkohshëm që Nesimi të mbetet Myfti i Tetovës.