Kivi nga Serbia rezulton i pasigurt, Maqedonia e Veriut urdhëron asgjësimin e 22,3 tonëve

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre.

Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm.

“Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e padëmshëm të sasisë së kontestuar të kivit, pasi nga ana e tij është njoftuar se ngarkesa nuk mund të kthehet në vendin eksportues”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More