Moti sot

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i qetë, me periudha me diell. Paradite, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të lëvizë nga -5 deri në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i qetë, me paraqitje të mjegullës paradite. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 7 gradë.

Të hënën do të mbajë mot stabil dhe i qetë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Nga e marta në fund të ditës dhe në ditët në vijim priten reshje të herëpashershme lokale shiu. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në male dhe në disa zona më të larta reshjet do të shndërrohen në borë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More