Koçan/ LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzon sërish në Kuvend, propozim ligj për mbrojtje të viktimave të fatkeqësisë në diskotekën në Koçan.

Siç njoftoi koordinatori i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, këtë herë propozimi shkon me procedurë të rregullt.

Ai nënvizoi se në këtë propozim ligj, janë përfshirë të gjitha vërejtjet e shumicës parlamentare, e cila me këtë arsyetim nuk dha mbështetje.

Ligji mes tjerash, parasheh shtesa prej 80 mijë eurosh për familjarët e viktimave.

“Përndryshe njësoj, ky propozim ligj, parasheh që familjeve të viktimave t’u jepen shtesa prej 80 mijë euro, derisa përsëri, të gjithë ata që janë me lëndime, varësisht nga shkalla e invaliditetit të caktohet shuma, gjegjësisht është përcaktuar shuma që duhet ta marrin. Dhe në thelb, lehtësohet qasja drejt institucioneve për mbështetje shëndetësore, sociale, psikologjike”, tha Oliver Spasovski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More