Koçiu: 962 profesionistë i bashkohen sistemit shëndetësor publik

nga D. V.

962 profesionistë të rinj janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në vend nëpërmjet portalit “Mjekë dhe Infermierë për Shqipërinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar 188 mjekë të rinj nga të cilët 36 mjekë specialistë, 9 psikologë si dhe 765 teknikë të shkencave mjekësore”.

Koçiu e cilësoi këtë qasje, si vizionin e Shëndetësisë 2030, për më shumë mundësi, më shumë barazi dhe më shumë kujdes cilësor për çdo qytetar, kudo në vend.

Gjatë vitit 2024 dhe deri më 31 mars 2025, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë punësuar 345 mjekë dhe 1575 infermierë.

Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More