Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, me përkrahje të Qeverisë së Zvicrës, sot organizojnë konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale, me temë “Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfidat, mundësitë dhe strategjia për të ardhmen”.

Siç kumtoi Ministria, tema kyçe, për të cilat do të bisedohet në konferencë janë reforma e vetëqeverisjes lokale – ndryshime për pushtete më efikase, përgjegjëse dhe llogaridhënëse lokale, transformimi digjital në nivel lokal dhe planifikimi i integruar strategjik në nivel kombëtar dhe lokal.

“Në konferencë është paraparë prania e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, kryetari i BNJVL-së dhe kryteari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjieski, ambasadorja e Zvicrës në Maqeodninë e Veriut, Veronik Ulman, ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More