MPB jep detaje të reja për aksidentin në Saraj

nga D V

Shkup, 3 janar – Nga ujërat e Vardarit në rrugën lokale, në afërsi të fshatit Raçë, ku dje u përplas një veturë, janë nxjerrë tre trupat e femrave N.A.(23), V.A (25) dhe Z.A.(59) nga Gërçeci.

Siç njoftoi MPB-ja, është në kërkim të 56-vjeçarit A.A., i cili sipas të afërmve ka qenë në mjet para se të dalë nga rruga. Fëmija katër vjeç që ndodhej në mjet ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj-fshati Raçë një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të njësistit “Tigra” kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, Shkup.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Më herët, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se vetura drejtohej nga njëri prej personave të vdekur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More