Komuna e Tetovës apelon: Të largohen automjetet e dëmtuara nga hapësirat publike

nga Xh M

Tetovë, 3 korrik – Nga Komuna e Tetovës apelojnë të gjithë pronarët e automjeteve të dëmtuara dhe që janë të parkuara në vende publike t’i largojnë.

Nga atje theksojnë se Inspektorati ka lëshuar njoftim për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Shtojnë se në afat prej 3 ditësh duke filluar nga sot nuk i largojnë Inspektorati do ti marrë automjetet.

“Komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.

Inspektorati tashmë ka lëshuar (ngjit) njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin.

Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Ndryshe, Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More