Konferencë e Tretë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lumenjve në Evropën Juglindore

nga D. V.

Shkup, 9 prill – Në organizim të organizatës ndërkombëtare “The Nature Conservancy” dhe Eko-vetëdije, sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të Evropës Juglindore.

Konferenca është pjesë e iniciativës rajonale “Së bashku për lumenjtë” dhe do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive lokale, institucioneve dhe komuniteteve akademike nga i gjithë rajoni. Ata do të bisedojnë për çështje kyçe për mbrojtjen e lumenjve, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të paraqesin shembuj të suksesshëm nga puna e tyre.

Para fillimit është planifikuar një konferencë për shtyp, ku do të flasin përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, organizatës ndërkombëtare “The Nature Conservancy” dhe Eko-vetëdijes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More