Maqedonia renditet e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

nga D. V.

Shkup, 22 dhjetor – Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë.

Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023.

Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë.

Pas Maqedonisë pason Bosnja dhe Hercegovina me pesë vrasje për një milion banorë, ndjekur nga Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina me nga katër secila.

Në anën tjetër të listës është Malta, ku nuk u regjistrua asnjë rast femicide në vitin 2023, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi kanë nga një rast për një milion banorë secila.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se brenda Bashkimit Evropian, mesatarisht, katër gra për një milion banorë vriten nga partnerët e tyre, ndërsa shkalla për burrat është dukshëm më e ulët, 2.2 burra për një milion banorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More