Konferencë ekonomike e Ambasadës së Sllovenisë për arritjet e anëtarësimit 20-vjeçar në BE

nga Redaksia

Shkup, 22 maj – Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut së bashku me Asociacionin e Biznesmenëve të Sllovenisë dhe Maqedonisë,  sot në Shkup organizon konferencë ekonomike për 20 vjet nga anëtarësimi i Sllovenisë me titull “Çfarë na solli  anëtarësimi 20 vjeçar në BE në planin ekonomik”.

Me anëtarësimin në BE, theksojnë nga Ambasada, Sllovenia fitoi avantazhe financiare dhe zhvillimore, sepse si qytetarë të BE-së u janë hapur mundësi për punësim në vendet e tjera anëtare, udhëtimi në BE u bë i lehtë, ndërsa monedha e përbashkët e thjeshtoi punën afariste të kompanive dhe konsumin e individëve. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shtojnë, na sjell edhe shumë përfitime të tjera, por edhe përgjegjësi.

Qëllimi i ngjarjes është promovimi i të arriturave të ekonomisë sllovene gjatë anëtarësimit njëzetvjeçar të Sllovenisë në BE dhe, mbi të gjitha, të promovohet ekonomia sllovene në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More